Personi që po shikoni në foto është Kristjan Cenaj, 30 vjeç lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn, në vitin 2015. Cenaj u vu në pranga shtatë vite pas krimit. Ai dyshohet se e ka ndjekur Gjonajn në vitin 2015 për t’i grabitur orën e llojit ‘Rolex’ dhe varësen e floririt që mbante në qafë ditën që u nis për në ekskursion me shkollën.

Mariglen Gjonaj – Kristjan Cenaj

Grabitja ka shkuar keq dhe Cenaj e ka dhunuar e keqtrajtuar për vdekje Gjonajn. Ai e ka goditur me sende të forta në kokë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen 16-vjeçarit. Krimi i rëndë u zbulua 7 vite pas ngjarjes, në prill të këtij viti, kur dhe u gjetën eshtrat e Gjonajt. Ekspertiza doli në përfundimin se pas krimit të rëndë fshihej Cenaj. 

Kristjan Cenaj
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version