Emri i Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt del pothuasje në çdo episod të dosjes prej 416 faqesh të autoriteteve italiane.
Ai cilësohet si një nga krerët e grupit mafioz dhe është shpallur ndërkombëtar.
Në bazë të sistemit TIMS , 37 vjeçari rezulton të jetë brenda territorit shqiptar. Për këtë arsye forcat speciale dhe një togë e RENEA-s ndodhen në Vlorë dhe Fier ku po ushtrojnë kontrolle pasi dyshohet se fshihet dhe mbrohet nga persona të rrezikshëm në këtë zonë.
Në dosjen e hetuesve të Catanias, Florian Habilaj njihet me nofkën “ Lolo ” siç e thërrasin edhë anëtarët e tjerë të grupit të trafikantëve.
