Opozita ka dalë dhe këtë të mërkurë në protestën e rradhës, në të njëjtën ditë që mbahet seanca parlamentare. Të grumbulluar përpara godinës së parlamentit protestuesit herë pas herë kanë qëlluar me tymues dhe kapsolla.
Por nga ana tjetër i rrjeshtuar pas kordonit të dytë të policisë , Gentian Mullai me gradën Drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë po bën thirrje me megafon ndaj protestuesve dhe organizatorëve për ruajtjen e qetësisë, duke kërkuar gjithashtu që personat me fytyrë të mbuluar të zbulohen pasi në të kundërt sipas ligjit rrezikojnë të dënohen deri në 6 muaj burg.
Thirrja e plotë me megafon:
Të nderuar qytetare .
Ruani gjakftohtësine. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë.
Mos u përplasni me punonjësit e policisë.
Të nderuar organizatore të protestës.
Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta.
Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg.
Ju si organizatorë të tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajten e tubimit.
Sosnews.al


