Opozita ka dalë dhe këtë të mërkurë në protestën e rradhës, në të njëjtën ditë që mbahet seanca parlamentare. Të grumbulluar përpara godinës së parlamentit protestuesit herë pas herë kanë qëlluar me tymues dhe kapsolla.

Por nga ana tjetër i rrjeshtuar pas kordonit të dytë të policisë , Gentian Mullai me gradën Drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë po bën thirrje me megafon ndaj protestuesve dhe organizatorëve për ruajtjen e qetësisë,  duke kërkuar  gjithashtu që personat me fytyrë të mbuluar të zbulohen pasi në të kundërt sipas ligjit rrezikojnë të dënohen deri në 6 muaj burg.

Thirrja e plotë me megafon:

Të nderuar qytetare .

Ruani gjakftohtësine. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të  punonjësve të policisë.

Mos u përplasni me punonjësit e policisë.

Të nderuar organizatore të protestës.

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta.

Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg.

Ju si organizatorë të tubimit mbani përgjegjësi ligjore  për mbarëvajten e tubimit.

Sosnews.al

Drejtues, Gentian Mullai
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version