Një zjarr i papritur përfshiu në orët e para të mëngjesit katin e 4-të, të Agjensisë së trajtimit të Pronave , institucionin më të rëndësishëm për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Polica arrestoi për shpërdorim detyre dy roje pasi gjatë inspektimit të kamerave të sigurisë rezultoi se kishin qenë në gjumë në momentin e zjarrit.
Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se zjarri në ATP ( Agjensia e Trajtitmit të Pronave) është i qëllimshëm dhe për të zbuluar autorët po bashkëpunohet edhe me shërbimet e policisë së komisariatit numër 2.
Nga të dhënat mësohet se dokumenta me vlerë janë djegur në disa prej zyrave.
Autorët dyshohet të kenë patur dijeni të plotë për dosjet dhe dëmin që kanë dashur të shkaktohet.
Të njëjtat burime nga grupi hetimor i thanë sosnews se dyshohet se janë 2 persona ata që kanë vënë zjarrin në katin e 4 të godinës e cila është në rikonstruksion e sipër ( shih videon).
Prona u shpall si një nga 6 prioritet e qeverisë “Rama I” total janë mbi 26 mijë vendimeve për kompensim.
Të arrestuar:
– Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.
– Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Agjencia e Trajtimit të Pronës, bazuar në një fond të akorduar nga Qeveria përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve nisi 2 vite më parë punën për ngritjen e sistemit të parë dixhital të procesit të njohjes së pronësisë, kthimit dhe kompensimit të pronave nga viti 1993 deri më sot. U vu në zbatim edhe parashikimi ligjor në ligjin e ri ku iu la detyrë Agjencisë së Trajtimit të Pronës dixhitalizimi i informacionit hartografik në vendimet përfundimtare për kompensimin e pronës.

