Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të krimeve të rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisariat Dritan Lamaj.
Avokati i Frrokut dërgoi në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë.
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt në Tiranë ngjarje e ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë tek Krimet e Rënda i dha pafajësi duke e liruar nga burgu por apeli vendosi dënimin me burg përjetë në një kohë që Frroku ishte arratisur nga Shqipëria.
Arben Frroku ndodhet i arrestuar në Holandë por drejtësia për vrasjen e Dritan Lamajt ende nuk është vendosur pasi asgjë nuk është bërë për ekstradimin e tij.

