Ndërtimi i një lavazhi pa leje pranë liqenit artificial, tronditi komisariatin nr 1 në kryeqytet.

Ndonse mësohet se prej disa ditësh është me pushime, shefi I komisaritit Albert Xhaxho u pezullua nga detyra ndërsa Nd/Specialisti i Policimit në Komunitet që mbulonte zonën ku kryhej ndërtimi pa leje, u përjashtua nga rradhët e uniformave blu.

Po ashtu janë pezulluar edhe shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin nr 1, dhe patrulla e Policisë që mbulonte atë territor ku kryhej ndërtimi.

Në pranga përfundoi vetëm, Shiqere Hakaj, 51 vjeçe pronare e lavazhit ndërsa dy Inspektorë të Kontrollit në terren të Policisë Bashkiake Tiranë u proceduan penalisht.sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version