Sipas AMP, patrulla e Komisariatit nr.3 i ka kërkuar të Lear Kurtit që t’i jepte ID, por ky i fundit ka ikur me vrap dhe është kapur në rrugën “Lord Bajron” nga efektivët.

Sipas Neës24, patrulla e policisë e ka ndjekur të riun për rreth 7-8 minuta derisa ai ka ndalur dhe më pas është shoqëruar.

Në këto momente ka pasur dëshmitarë, të cilët kanë thënë se “një patrullë e ka shoqëruar të riun pasi kanë qëndruar për 10 minuta në vendin e ngjarjes”.

Kamerat e sigurisë në biznese të ndryshme kanë filmuar dinamikën e ngjarjes, e cila mbetet ende e paqartë.

Pamjet janë sekuestruar nga grupi hetimor, ndërsa dëshmitarët nuk janë marrë një pyetje nga policia.

Gjithashtu raportohet se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të Komisariatit nr.3 dhe janë marrë në pyetje mjekët në spitalin e Traumës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version