Ndërkohë, në Përrenjas, në vendin e quajtur kthesa e Shënepremtes, Njësia Stravaj,persona të ndryshëm prisnin në mënyrë të paligjshme pemët për lëndë drusore.

U bllokua në orët e para të mëngjesit një kamion ngarkuar me 20 metër kub lëndë drusore të prerë pa leje si dhe pa faturë shoqërimi. Drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licensuar nga bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drurore në ngastrat e damkosura për prerje.

Policia e Elbasani ka arritur të arrestojë Oltion Leka,  28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor Bashkia Prrenjas pasi dyshohet  të ketë favorizuar subjekte për prerjen e drurëve të padamkosura duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor.

Gjithashtu u arrestua dhe  Leonard Loshi, 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas pasi dyshohet të mos ketë kontrolluar inspektorin në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzonte subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë.

Procedimi penal ka nisur dhe ndaj drejtuesit të mjetit, R.K., 56 vjeç banues në Durrës dhe ndaj përfaqësuesit të subjektit, S.K., 48 vjeç banues në Qukës.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version