Shpesh herë drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit është kritikuar për numrin e lartë të punonjësve të cilët kanë tejmbushur zyrat.
Specialistë pa fund që nuk bëjnë gjë tjetër përveçse qëndrojnë përpara kompjuterave duke shtyrë 8 orarëshin ose pjesën tjetër të kohës e kalojnë nga kafja në kafe.
E mesa duket këtë e kanë kuptuar edhe drejtuesit e policisë.
Një urdhër i lëshuar nga kryepolici Haki Çako paralajmëron penalizime për punonjësit problematik që lëvizin nga zyrat.
Sipas urdhrit është vënë në funksion një sistem që llogarit kohën e punonjësve brenda drejtorisë.
Çdo punonjës duhet të check-ojë në hyrje dhe dalje, e në fund të muajit do t`i llogaritet koha e qëndrimit në institucione në rast shkeljesh do të ketë penalizime.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm Çako efektivët e privilegjuar tani do kenë më pak kohe për të shpenzuar në kafene!
/SOSNEWS
