7 Marsi ka sjell ndryshime në Policinë e Shtetit. Mësohet se Ardian Çipa nga DVP Elbasan është emëruar Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër. Ndërkohë që nga Gjirokastra, Bledar Çeliku është vendosur te Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.
Në Policinë e Elbasanit është vendosur drejtues Ilir Proda, i cili mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale po në Elbasan. Ndërkohë që në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu.
Deri më tani, burime për mediat flasin edhe për lëvizje edhe në Lezhë, por deri më tani nuk ka emra të konfirmuar, ndërkohë që mungon edhe një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit dhe kryepolicit, Muhamet Rrumbullaku.

