Lëvizjet në organizatën e policisë së shtetit pas emërimit në krye të uniformave blu të Ardi Veliut, filluan.
Zv\drejtori i përgjithshëm Rebani Jaupi i cili për disa javë u komandua në krye të policisë pas lirimit të Haki Çakos, është shkarkuar nga detyra me anë të një urdhri të firmosur ditën e premte.
Drejtues i lartë Rebani Jaupi është transferuar në një pozicion të ulët në raport me gradën.
Ai është emëruar drejtor i analizës dhe informacionit kriminal duke zëvëndësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.
Burime të sosnews.al bëjnë me dije së në vend të Rebani Jaupit është emëruar Gjovalin Loka, drejtor i policisë së Shkodrës.
Por këtë javë priten ndryshime të tjera të thella në policinë e shtetit në 12 qarqet e vendit.
