Dy persona u arrestuan nga policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme.
Gjatë kontrollit të një automjeti tip benz në Xhafzotaj, Shijak policia arrestoi Astrit (Avdyli) Balliu 43 vjeç, dhe Donald Çullhaj 23 vjeç, të dy banues në Shijak,pasi në një çantë iu është gjetur një pistoletë pa leje.
Polica sekuestroi në cilësinë e provës materiale pistoletën e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19”, një krehër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole si dhe automjetin Benz me të cilin po udhëtonin.//sosnnews.al
