Specialistja e AKSH-it, e cila u kap duke transportuar 58 kg kokainë, mësohet se përdorte dokumentin zyrtar ku punonte, për të shmangur policinë.

Sipas, News 24, 28-vjeçarja Erisa Fero përdorte dokumentet si specialiste e AKSH-it për të kaluar kontrollet e efektivëve dhe zakonisht lëvizte me makina zyrtare.

Ajo u tregonte dokumentin zyrtar dhe lejohej të kalohej nga blutë.

Grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, vendosën në monitorim 28-vjeçaren dhe e kapën në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis gjatë ditës së enjte (29 dhjetor).

Dyshohet se kjo nuk ishte hera e parë që 28-vjeçarja transportonte lënde narkotike.

Erisa Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT, tek AKSHI. 28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si ajo e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version