Një 54-vjeçare, në Lezhë është arrestuar në flagrancë nga policia e Lezhës e cila lëvizte në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, me një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza.
Blutë thanë se u arrestua në flagrancë shtetasja M. Gj., 54 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Asaj iu sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.
“54-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje”, ben me dije policia ne njoftimin per mediat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

