Gjatë ditës së sotme policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 26 vjeçari të akuzuar për prishje të procesit të zgjedhjeve.
I arrestuari, G.M ( S) , 26 vjeç, banues në Lezhë, ditën e zgjedhjeve, në Shëngjin, në bashkëpunim me të tjerë të proçeduar penalisht, është përfshirë në një konflikt fizik që fillimisht ka filluar verbal e më pas ka agravuar fizik e me mjete të forta mes tyre, ku njëri prej personave të përfshirë ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e atij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë F.D.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka vendosur për 26 vjeçarin masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.sosnews.al

