Ka përfunduar me sukses operacioni i koduar “Deltar ” nga policia e Lezhës.
Në këtë operacion u arrestuan tre persona dhe një u shpall në kërkim.
Të arrestuarit, Besim Gashi , 47 vjeç, dhe Sami Vatija, 41 vjeç, të dy banues në Kosovë, janë ndaluar nga policia në Kryqëzim të Rriles, e gjatë kontrollit në mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.
Gjithashtu policia arrestoi dhe Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.
Është shpallur në kërkim e punohet për kapjen e D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike .
Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë.
Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj.sosnews.al

