Policia e Lezhës,pas një pune të mirëorganizuar ka oërfunduar ne sukses operacionin e koduar “Kolsh.”
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar Bledar Bunaj, 29 vjeç si dhe Agron Lushi, 32 vjeç,të dy banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë.
Gjithashtu , si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë.

Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan me anë te djegies 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.sosnews.al

