Dy pallate gati në ndërtim si dhe truall janë sekuestruar me urdhër nga prokuroria në Lezhë.
Sekuestrimi i pasurive u bë pasi lejet e ndërtimit si dhe leja e truallit,rrezultojnë të siguruara në kundërshtim me ligjin(të falsifikuara)
Pallatet njëri 5 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2 si dhe pallati tjetër 7 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2,po ndërtoheshin në Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator A.U.

Gjithashtu, masa “Sekuestro preventive” u mor edhe për pasurinë e paluajtshme ( dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër ) , konkretisht Truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje “Besëlidhja” Lezhë, në pronësi B.D.//sosnews.al


