Një 20 vjeçar është gjetur i vdekur në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
Viktima është Florian Kodra nga Thethi i Shkodrës.
Ai u gjet i vetëvarur te godina 4 në dushet e burgut.
Kodra ishte dënuar pasi në 2016 tentoi të vriste një 49-vjeçar dhe po kryente dënimin në burgun e Lezhës.
Akoma nuk dihen shkaqet që e çuan të riun në këtë akt ekstrem por mësohet se trupi i viktimës është çuar në morgun e spitalit të Lezhës dhe pritet që ekspertiza të zbardhë më shumë detaje.//sosnews.al
