Boran Berçana 30 vjeç ishte një efektiv policie me një eksperiencë modeste në rradhët e policisë së Shtetit. Ai pasi kishte mbaruar akademinë e policisë kishte punuar vetëm në Drejtorinë e Qarkut Shkodër në pozicione pune si inspektor krimesh dhe inspektor rendi.
Por problematikat e shfaqura me rezultatet e dobëta në punë, mungesa e disiplinës dhe informacionet që kishin mbërrritur ndaj tij nga institucionet e tjera ligjzbatuese për dyshime të lidhjeve me një prej 4 grupeve kriminale me influencë në qarkun e Shkodrës e kishin bërë karrierën e tij në polici të “vështirë”.
Masivizimi i kultivimit të hashashit gjatë viteve 2015 dhe veçanërisht në 2016, rriti numrin e informacioneve që vinin ndaj Berçanës për favorizim dhe implikim në rrjetin e kultivuesve.
Në vitin 2016 raportohet se në pamundësi për ti provuar implikimin në grupe kriminale, atij i ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rregullave në punë dhe mos zbatim i detyrave funksionale. Pas kësaj ecurie disiplinore, ai është transferuar në qytetin e Fushë Arrëzit si agjent rendi derisa në prill të 2018 (3 muaj më parë) ai u detyrua të firmosë dorëheqjen nga policia e shtetit.
Ngjarja e së dielës ku ai u ekzekutua sëbashku me bashkëjetuesen e tij Silva Ndoci me armë automatike sharrs në një pritë mafioze gjatë orëve të para të mëngjesit, ngre shumë pikëpyetje dhe thellon hetimin, për të zbuluar më tej arsyet përse autorët janë urdhëruar ta vrisnin si dhe implikimin e punonjësve të tjerë të policisë si pjesë përbërëse e grupit kriminal në të cilin bënte pjesë Berçana. /sosnews.al

