Gjykata e Krujës liroi me kusht para kohe Ilir Pajën, i dënuar me 15 vjet heqje lirie për plagosjen e një efektivi të policisë kriminale në Tiranë në vitin 2008.

Vendimi u mor nga Enkeleda Hoxha e cila pak ditë më parë liroi Genci Tafilin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës Arben Zylyftari në vitin 2000.

Për këtë rast KLD nisi inspektim të punës së gjyqtares pas kër kerkesës së prokurorisë se vendimi u dha në kundërshtim me ligjin pasi Tafili nuk mund të lirohej me kusht për një vepër penale kaq të rëndë.

Paja është arratisur dy herë nga burgjet italiane dhe në vitin 2008 aksidentoi me makinën e tij një efektiv të policisë kriminale që tentoi ta arrestonte.

Ilir Paja u lirua me kusht me masën e arrestit shtëpiak pasi mjekët dërguan një raport në Gjykatë sipas të cilit ai vuante nga disa sëmundje.sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version