Kelmend Dalipi është liruar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas kërkesës së avokatit mbrojtës.Dalipi sipas kërkesës së avokatit i kërcënohej jeta në qeli pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
Dalipi është arrestuar dhe dënuar për kokainën e Xibrakës ku fillimisht u dënua me 11 vite burg ndërsa Apeli i Krimeve e denoi me 7.3 vite duke pranuar gjykimin e shkurtuar.
Kelmend Dalipi u arrestua së bashku me të vëllain Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinën e kthyer në laborator kokaine në Xibrakë.//sosnews.al
