Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda liroi nga paraburgimi biznesmenin Orest Sota. Në seancën e kësaj të enjteje gjykata pranoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje dy herë në muaj kundrejt garancisë pasurore, 5 mln lekë.
Hetimet tashmë do të zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa biznesmenit i ndalohet dalja jashtë vendit.
Orest Sota u arrestua në nëntor në Elbasan, pasi në makinën e tij u gjetën 863 mijë euro dhe 3 patenta, dy nga të cilat të ish-ministrit të Brendshëm.
Pavarësisht lirimit të biznesmenit, 863 mijë eurot mbeten të bllokuara. Avokati i biznesmenit deklaroi se shuma ishte planifikuar për t’u dërguar te ‘KURUM’ për të blerë hekur, por pas gjetjes së patentave të ish-ministrit, prokuroria dyshoi se shuma mund ti përkiste ish ministrit të brendshëm..
