Një çantë me vlerë monetare prej 115 mije Euro është gjetur në Llogara nga një familje turistësh shqiptarë, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore.
Sipas verifikimeve të policisë çanta i përkiste dy turistëve ukrainas të cilët po ndiqen penalisht pasi nuk kanë deklaruar shumën monetare kur kanë kaluar kufirin dhe nuk dihet burimi i tyre.Ato janë S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.sosnews.al

