Në fshatin Hajdaran të Elbasanit një lojë  me letra e nisur mes miqsh  është kthyer brenda pak minutash në një konflikt të ashpër.

Ngjarjka ka ndodhur në mesditën e së dielës kur një grup djemsh në një lokal kishin qenë duke luajtur me letra.Gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta .

Në konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e
djathtë 18 vjeçarin SH.XH.Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë policia arrestoi autorin e ngjarjes .

/SOSNEWS.AL

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version