Zhvillime të reja nga lufta civile në Sudan. Luftimet po vazhdojnë në disa zona të vendit, pavarësisht nga armëpushimi 72-orësh.
Teksa situata e luftës është përshkallëzuar, Khratum po përballet me mungesë karburanti, mungesë mjekësh dhe njerëzit po luftojnë për të gjetur ushqim. Gjatë 24 orëve të fundit, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin ka njoftuar se më shumë se 3,500 njerëz, duke përfshirë qindra shtetas turq, kanë mbërritur në Etiopi në përpjekje për të shpëtuar nga luftërat e ashpra në kryeqytetin e Sudanit. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se dhuna mund të detyrojë deri në 270,000 njerëz të kërkojnë strehim në Sudanin Jugor dhe Çad fqinjë, ndërsa të tjerët kanë ikur në Egjipt dhe Etiopi.
Eric Mazango, oficer komunikimi për IOM në Etiopi tha se zyrtarët e IOM-it po rregullonin transportin nga qyteti kufitar Metema në qytetet Gondar dhe Addis Abeba për të menaxhuar mbërritjen e qytetarëve.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaron se Shtetet e Bashkuara po punonin me gjeneralët ndërluftues të Sudanit për të zgjatur armëpushimin në kryeqytet ku po zhvillohen luftëra të ashpra.
Blinken tha se do të japë detaje të reja në vijim. Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po punonin gjithashtu për të krijuar një rrugë më të rregullt për largimin e të huajve nga Sudani.