Një trup I dekompozuar u gjet pasditen e kësaj të premteje në Lushnje. Sipas policisë viktima I cili mendohet të jetë rreth të 50-ve u gjet në rrënojat e një ndërtese të braktisur në afërsi të spitalit. Trupi u dërgua për ekzaminime në mjekësinë ligjore ndërsa hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një endacak të zonës.
Ky është rasti I dytë pas atij të Durrësit ku policia gjeti një trup të pajetë në afërsi të lagjes numër 7 të qytetit bregdetar. Viktima e seksit mashkull u pikas nga banorë të zonës në datën 8 korrik ndërsa sipas hetuesve ai nuk kishte shenja dhune.

