Një ditë pas atentatit me dy viktima në Lushnjë hetuesit dyshojnë se shënjestër e plumbave nuk kanë qenë dy të ekzekutuarit por një tjetër person mik me ta.

 

Xhulio Shkurti

Ngjarja ndodhi fare pranë komisariatit të policisë ndërsa atentatorët dyshohet se kanë qenë 4 persona.

 

Ata qëlluan nga një automjet tip Benz që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Çermë.

Nga breshëria mbetën të vrarë Zamir Latifi 23, vjeç dhe Jurgen Hoxha 22-vjeç  I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tyre Marjus Xhepexhiu, 26 vjeç që u transportua në gjendje të rëndë në Tiranë. Plumbat lanë të plagosur dhe një kalimtar të rastit Bujar Turku, 66-vjeç. Ky i fundit që po merr ndihmë në spitalin e Lushnjës tha se po kalonte rastësisht me biçikletë në vendin e ngjarjes kur është plagosur në dorë dhe në këmbë.

Hetuesit dyshojnë se shënjestra e atentatit ka qenë Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares.

Xhulio Shkurti dhe viktima Zamir Latifi
Viktima Jurgen Hoxha

Sipas të dhënave të policisë Shkurti ka qenë në një berbehane fare pranë vendit ku ndodhi krimi. Sëbashku me të kanë qenë dhe dy viktimat të cilët kanë dalë para tij nga biznesi.Në këtë moment u derdh breshëria e plumbave por shënjestra kryesore Xhulio Shkurti i shpëtoi atentatit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version