Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes.

Arrestimi i Arion Canaj, 32 vjeç (banues në Pluk, Lushnje) u bë pasi në fshatin Pluk, rreth orës 00:30, për motive të dobëta ka plagosur me armë A.Z, 29 vjeç, banues në Pluk, Lushnje.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe një 33-vjeçar me iniciale L.D. Ky i fundit i mori armën autorit të dyshuar Arion Canaj, ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur duke marrë me vete edhe armën e krimit.

I plagosur A.Z, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version