Një person humbi jetën në një aksident automobilistik në Malësinë e Madhe.
Mëngjesit e sotëm,në rrugën Hani Hotit – Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe,humbi jetën një 40-vjeçar.
Viktima që ishte këmbësor u aksidentua për vdekje nga 55 vjeçari Gj. M.,i cili po drejtonte makinën e tij tip Benz, me targë SH4983E.
Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./sosnews.al
