Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj i Ri, ku një automjet ka përplasur një 59-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me dtrejtues shetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shetasin A. M. 59 vjeç, i cili levizte me biçikletë.
Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

