Një person është aksidentuar për vdekje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në zonën e Unazës së Re.

Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.

Nderkohe Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version