Policia e Korçës në bashkëpunim me atë të Maliqit,bëri të mundur arrestimin e M.K., 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe L.Xh., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Policia po vijon punën, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version