Në Maliq policia ka bërë ndërhyrjen e menjëhershme duke eliminuar konfliktin në një familje ku burri ushtronte dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij të mitur,duke bërë të mundur arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit në banesë policia arriti ti gjente e sekuestonte 1 pushkë(model 56), 3 armë artizanale pistolete,1 krëhër automatiku(model 56 )si edhe 21 copë fishekë luftarakë, të cilat 38-vjeçari i kishte pa leje.
Festim Kume, 38 vjeç, banues në fshatin Velitërnë,u arrestua falë vlerësimit në kohë të telefonatës si edhe veprimeve të shpejta policore që kanë shkuar në vendngjarje. Gjatë verifikimeve të kryera rezulton se 38-vjeçari Kume në gjendje të dehur, si dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.sosnews.al
