37-vjeçari Marien Omeri mbeti viktimë e atentatit ne zonën e Lungomares ne Vlorë pas dy atentateve të tjera të dështuara.
Fillimisht në vitin 2015 në Durrës fare pranë portit 37 vjecari ishte shënjestër e breshërisë së lëshuar ndaj makinës në të cilën ai udhëtonte por asnjë prej plumbave nuk e kapi. Nga të shtënat mbetën të vrarë dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve nipi I Marjen Omerit. Endri Caushaj dhe Ervin Kodra humbën jetën në vendngjarje ndërsa Omeri shpëtoi.Atentatorët e ndoqën deri në Vlorë ku fshihej prej disa kohësh ndërsa 37 vjecari I shpëtoi dhe një atentati të dytë dy muaj më parë.
Duke përdorur disa emra kishte mundur të shpëtonte por mbrëmjen e së dielës ai u ekzekutua me gjashtë plumba.
Në momentin që u qellua per vdekje 37 vjecari ishte ulur në një prej lokaleve të zonës dhe shoqërohej nga një person tjetër.
Sipas dëshmive që ekspertet kanë grumbulluar, autori mbante në kokë një kapele, ndërsa u largua menjëherë nga vendngjarja duke përfituar nga errësira mes pallateve.
Policia megjithëse ngriti disa pika kontrolli, nuk mundi ta arrestojë, ndërsa ka dyshime që ekzekutori është ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë.
Omeri njihej edhe me emrin Marjen Xhaferraj dhe sipas policisë rezulton me precedentë te mëparshëm penalë. Hetuesit dyshojnë se vrasja e 37 vjecarit që banonte në lagjen 28 Nëntori në Vlorë, ka lidhje me të shkuarën e tij.
Fakti që Omeri ruhej dhe mbante me vete një pistolete qe u gjet pranë vendngjarjes, i ka bërë ekspertët të mendojnë se mund të jetë eliminuar për motive hakmarrjeje.

