Dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj janë paguar nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliun. Dy vëllezërit morën informacion se ky person jetonte në Don Bosko dhe frekuentonte një lokal në atë zonë. Ata planfikuan që vrasjen ta kryenin në atë lokal. Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Indrit dhe Gentjan Beqiraj

Duket se pavarësisht porosisë së marrë, shumës dhe planifikimit, u ngatërrua objektiv. Autori, që sipas policisë ishte personi me inicialet K.Z, është larguar me ndihmën e dy vëllezërve jashtë vendit. 

I vdekur në këtë rast ka mbetur Erion Çela, duke u ngatërruar me Geron Hasanbelliun. Erion-Geron ka qënë ngatërresa e autorit i cili përveç se la pas një viktimë të rastit, plagosi dhe tre të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

SI NDODHI MASAKRA NË DON BOSKO?

1 të vdekur dhe 4 të plagosur në “Don Bosko”. Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Të plagosur gjithashtu mbetën edhe 3 personat e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me vëllezërit Çela,  Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç.

Ata janë qëlluar nga një automjet tip “Benz” i zi me automatik. Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” dëshmoi në atë kohë para grupit hetimor se nuk kanë konflikte me askënd e se atentatorët me siguri i kanë ngatërruar. Erion Çela nuk njihej si person i përfshirë në veprimtari kriminale. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version