Shënjestër e atentatit mafioz të ndodhur një natë më parë në “Don Bosko” mund të ketë qenë edhe djali i xhaxhait të Fatjon Muratit. Sipas raportimeve, djali i xhaxhait të Fatjon Muratit, në emër të të cilit është lokali ku dhe ndodhi masakra, ka qenë në ambientet e barit në momentin e ngjarjes, por nuk është prekur nga plumbat.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Polonia dhe dyshohet që njësoj si kushëriri i tij, të ketë një të shkuar kriminale pasi është akuzuar si kreu i një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version