Komsioni Sigurisë  ka zhvilluar ditën e sotme një seancë dëgjimore lidhur me masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj.

Ndërsa pritej të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, por në vend të tij është shfaqur në komision Altin Qato, i cili është dhe drejtor i komanduar i Policisë së Elbasanit.

Gjatë raportimit, Qato deklaroi se:

-Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh.

Deputeti i PS, Paulin Stërkaj, ka pyetur Qaton se përse grabitjet edhe pse filmohen nga kamerat e sigurisë, autorët nuk identifikohen.

Drejtori i policisë i është përgjigjur se: -“Disa kamera në biznese nuk kanë cilësi. Grabitjet fiksohen në kamera, por autorët nuk identifikohen. Ndaj synohet vendosja e kamerave me cilësi të lartë, dhe leximi optik i pamjeve”.

Por deputeti i PD në komision,Myslim Murrizi,ka kërkuar që komisioni të ishtë më serioz pasi pritej të vintë drejtori i përgjithshëm Jaupi dhe jo i komanduari i tij Altin Qato.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version