Dalin pamjet nga mega-aksioni antidrogë që u finalizua në Tiranë në kuadër të operacionit “Harta”. Policia e Shtetit ka sjellë pamjet e arrestimeve të 20 personave që shpërndanin drogë në shkolla por edhe në klubet e natës në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe Policia e Tiranës kanë ndërhyrë gjatë shkëmbimit të dozave të drogës, duke zbuluar edhe mënyra të fshehjes së lëndës narkotike në makinë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/03/tirane-4.mp4

Ndërkohë që kanë sekuestruar edhe 5 milonë lekë 1700 euro, drogë, telefona dhe makinat e personave që kishin për detyrë shpërndarjen. Deri më tani, të gjithë të arrestuarit janë identifikuar me iniciale, ndërsa emrat e tyre mbeten ende mister. Të gjithë dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në Tiranë, por edhe ky detaj nuk është bërë me dije gjatë konferencës së sotme nga vetë kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version