Një masiv shkëmbor është shkëputur mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër,Mat, duke rënë mbi një banesë.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, ku nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
53-vjeçari, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Në banesë mësohet se kanë qenë dhe anëtarët e tjerë të familjes por nuk ka të dëmtuar të tjerë përveç 53 vjeçarit.//sosnews.al
