Pa mbërritur viti 2023, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka bërë publike datat e provimeve të maturës shtetërore 2023. Ministrja Evis Kushi, teksa ishte në Korçë, për një takim me maturantë dhe mësuesit për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, ka prezantuar edhe datat e provimeve.

Provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 Qershor, ndërsa i fundit më 19 Qershor. 

LISTA:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj
– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– 13 qershor, Matematikë
– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Ndërsa, në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version