Papës së Nderit Benedikti XVI, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 31 dhjetorit, do t’i jepet lamtumira ditën e sotme, në një ceremoni me masa të rrepta sigurie. Vatikani është shpallur zonë e kuqe, ndërkohë që priten mbi 100 mijë besimtarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së Nderit.
Forca speciale kanë rrethuar muret e Vatikanit dhe do të përdorin ‘metal detector’ për të kryer kontrollet e njerëzve që do të futen. Atyre që do të duan të marrin pjesë në ceremoni nuk u lejohet të marrin asgjë me vete, as një shishe uji. Homazhet do të mbyllen sot në orën 19:00. Nesër do të bëhet ceremonia e varrimit ku pritet të mbërrojnë personalitete botërore.
Mbretëresha Sofia e Spanjës dhe ministry Félix Bolaños, Mbreti Filippo i Belgjikës e Mbretëresha Mathilde, presidentja e Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Portugalisë, Marcelo Nuno Duarte Rebelo de Sousa; Guvernatori i Baviera Markus Söder; Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier; Presidenti Italian Sergio Mattarella; Presidenti i Hungarisë Katalin Novak dhe kryeministrit Victor Orban janë vetëm disa prej tyre që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

