Shtetasi Pjetër Kola i cili mbërriti i plagosur në spitalin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar vetë policia e Shkodrës përmes një njoftimi për mediat.

Blutë kanë sqaruar se Pjetër Kola ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta në fshatin Qafë Çelë në zonën e Pukës.

Panorama.al mëson se fillimisht, 44-vjeçari është dërguar në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës nga dy persona ende të paidentifikuar.

Pasi e kanë dërguar në qendrën shëndetësore, dy personat janë larguar menjëherë. Kola më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version