Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë kryer 15 vjedhje në banesa në zona të ndryshme të vendit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, shënjestrat e shqiptarëve ishin vila dhe rezidenca të marrë me qira nga të huaj në zonat Luça dhe Versilia.
Shqiptarët ishin të moshave 34 dhe 44-vjeç dhe autoritetet vendase gjatë hetimeve kanë mbajtur nën vëzhgim makinat me të cilat lëviznin autorët e dyshuar, ku kanë parë edhe kamera në zona të ndryshme për “të shtënë” në dorë “skifterët”.
Policia italiane ka zbuluar se në shënjestër ishin përkatësisht zonat si Massarosa, Seravezza, Forte dei Marmi dhe Luça, apo zonat kodrinore të Pieve Santo Stefano.
Në disa raste mallrat e grabitura përpara se të shiteshin, fshiheshin pranë fermave të braktisura, për t’u tërhequr më pas në mënyrë të sigurt. Në raste të tjera, i kalonin në banesë, përpara se ti dërgonin në Shqipëri.
Gjithashtu mësohet se bastisjet bëheshin sistematikisht gjatë natës dhe me praninë e njerëzve në shtëpi, ndonjëherë edhe të fëmijëve.
Vlera e mallit të vjedhur është rreth 300,000 euro. Madje, në një rast, më 17 korrik në Pietrasanta, dy shtetasit shqiptarë vodhën një makinë Porsche 911, pasi kishin gjetur çelësat e shtëpisë, e gjetur disa orë më vonë në një parking, e që më pas iu kthye pronarit. Ata vidhnin gjithashtu sende me vlerë, ora prestigjioze (Patek Philippe, Cartier, Rolex etj.),
Më poshtë pamje filmike ku dy shqiptarët kapen duke vjedhur një vilë.
