Funerali i mbretëreshës britanike Elisabeth II, ku do të marrin pjesë 500 zyrtarë, mbretër, mbretëresha, presidentë, kryeministra dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota, si dhe qindra-mijëra qytetarë në qendrën e Londrës, përfaqëson një “sfidë të paprecedentë sigurie”.
Kështu deklaroi kryetari i Londrës Sadiq Khan, duke shtuar se për dekada nuk ka pasur kaq shumë liderë botërorë në një vend dhe se po punohet në nivele të ndryshme për të siguruar që funerali shtetëror të jetë i suksesshëm.
Ndihmës komisionari i Policisë së Londrës, Stuart Cundy, tha se ishte një operacion policor “jashtëzakonisht kompleks”, më i madhi në historinë e forcës policore të Londrës, më i madh se Olimpiada e Londrës 2012.

Më shumë se 10.000 policë do të jenë në detyrë të dielën dhe do të përforcohen nga oficerët e rrugës së Londrës, si dhe oficerë nga të gjitha 43 forcat policore në Britani. Do të ketë gjithashtu qindra vullnetarë dhe anëtarë të forcave të armatosura për të garantuar sigurinë.
Gjithashtu Khan ka thënë se funerali shtetëror i së hënës për Mbretëreshën Elizabeth II është një sfidë “e paprecedentë” e sigurisë, me qindra mijëra njerëz që mbushin Londrën qendrore.
“Kanë kaluar dekada që kur kaq shumë liderë botërorë ishin në një vend. Mund të ketë njerëz të këqij që duan të shkaktojnë dëme tek individët ose disa nga liderët tanë botërorë. Pra, ne po punojmë jashtëzakonisht shumë. Policia, shërbimet e sigurisë dhe shumë e shumë të tjerë për t’u siguruar që ky funeral shtetëror të jetë i suksesshëm,” tha Khan për Associated Press.
Nga ana tjetër, zëvendës Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, Stuart Cundy tha se operacioni policor “shumë kompleks” është më i madhi në historinë e forcës së Londrës, duke tejkaluar Olimpiadën e Londrës 2012.
Do të ketë gjithashtu qindra vullnetarë dhe anëtarë të forcave të armatosura për të garantuar sigurinë.

Ndërkohë nga ana tjetër kryebashkiaku i Londrës, Khan ka shtuar se do të marrin pjesë edhe mbi 500 personalitete duke përfshirë perandorë, mbretër, mbretëresha, presidentë, kryeministra dhe udhëheqës të tjerë nga e gjithë bota.

