Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës do të mbyllen për dy ditë përgjatë javës së ardhshme.

Shkak është bërë ndotja në salla dhe ato do të qëndrojnë të mbyllura ditën e hënë dhe të martë.

Kjo ka krijuar një situatë kaotike për planifikimet e ndërhyrjeve kirurgjikale pasi shumë operacione të planifikuara në këto dy data do duhet të shtyhen ose anulohen. Mjekët janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë.

Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe spitali i traumës i cili përmes një deklarate njofton se kemi të bëjmë me një dezinfektim rutinë.

“Spitali Universitar i Traumës ka reagon pas lajmit të publikuar se sallat e operacionit në Spitalin e Traumës janë mbyllur informon se ky është një lajm i pavërtetë. Aktualisht në sallat e operacionit janë duke u kryer ndërhyrjet e planifikuara të ditës së sotme.
Sa i takon procesit të dezinfektimit informojmë se në ambientet e disa prej sallave kirurgjikale të spitalit do të kryhet në ditët e ardhshme procesi i dezinfektimit rutinë, procedurë kjo në zbatim të standardeve të sigurisë, të higjienës dhe cilësisë së shërbimit.

Kjo është një procedurë periodike që kryhet për sallat operatore dhe që nuk cënon aspak shërbimin e urgjencës kirurgjikale, blloku operator i të cilës, është në gatishmëri e në funksion të plotë 24/7 për shërbimet ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version