Një pushues 80-vjeçar nga Kosova është mbytur sot në një plazhin e Golemit. Pamjet e rënda tregojnë se një pushues është nxjerrë nga uji nga qytetarët, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet. Ndonëse i moshuari është transportuar me urgjencë për në spital, ai ka qenë pa shenja jete.

Njoftimi nga policia 

Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version