Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 65” u kapën në flagrancë teksa transportonin 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, arrestohet një 35-vjeçar dhe procedohet penalisht një 32-vjeçare (bashkëjetues).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

