Ky është momenti kur dy persona të veshur me të zeza dhe kapuç në kokë i vendosin flakën dy automjeteve në pronësi të biznesmenit vlonjat Zamir Kormuzi.

Autorët e maskuar mbajnë në duar dy bidona me benzinë dhe afrohen qetë drejt furgonave të biznesmenit që ishin parkuar në lagjen “24 Maji”, rreth orës 01:53 të së premtes.

Më pas ata spërkatin dy furgonat me benzinën që kishin në bidona dhe i vendosin zjarrin. Menjëherë mjetet shpërthejnë në flakë, duke u shkrumbuar nga zjarri, ndërsa autorët largohen mes flakëve.

Biznesmeni është dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

blob:https://sosnews.al/ec30dd65-44f1-4104-89fd-107e4da6b704
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version